11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Meta del në konferencë urgjente: “Sapo kam firmosur kallëzimin penal për..”

Presidenti i vendit Ilir Meta në një konferencë nga zyra e tij, ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal ndaj strukturave dhe funksionarëve të Kuvendit, për falsifikim dokumentesh.

“Sot kam firmosur kallëzimin penal si president i Republikës, kundër strukturave, funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë, për veprat penale të kryera në bashkëpunim, atë të falsifikimit të dokumenteve.

Për të mos ju marrë më shumë kohë, sapo kallëzimi të depozitohet në prokurorinë e posaçme dhe në prokurorinë e Tiranës, menjëherë do ta publikojmë të plotë, me gjithë sqarimet përkatëse”, u shpreh Meta.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse do ta njohë vendimin e Kushtetueses, Meta u shpreh se nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në Presidencë dhe nuk do të blindohet asnjë derë.

“Ju thoni nëse 24 korriku është sot, do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në Presidencë, nuk do të blindohet asgjë. Në 24 korrik do bëjmë një festë dhe aty është populli i 2 marsit. Me këto falsifikimet e fundit është shumë i irrituar, por duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen. Kur palët sillen normalisht Presidenti sillet si danez.

Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik.

Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin ‘de facto’ pluralizmin politik në Shqipëri dhe do të dhunojnë popullin e Shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre o superbudallenj”, tha Presidenti në fjalën e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...