15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Meta: “Kjo është tipike një qeverisje mafioze, u pranua se aksioni për arrestimin e krerëve të bandave u dekonspirua”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbajti këtë të martë një takim me strukturat e PL-së në degën e Tiranës, ku e vendosi theksin tek kriza ekonomike në vend dhe mungesa e një pakete masash në ndihmë të familjeve shqiptare nga qeveria.

Meta në fjalën e tij u ndal dhe te situata e plehrave në zonën e Shijakut, ku gjatë natës mbetjet depozitohen dhe digjen në afërsi të banesave në thyerje të ligjit.

Ai shtoi se kjo tregon se kemi të bëjmë me një qeverisje tipike mafioze, ku dhe vetë ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, pranoi se aksioni për kapjen e të krerëve të shumëkërkuar të bandave u dekonspirua nga brenda institucionit.

“Unë sot vajta në Shijak se kisha marrë shpesh mesazhe për kodra me plehra. Ai tymi i tmerrshëm kishte qënë gjatë gjithë natës që prej orës 10:00 dhe deri sot. Një situatë e qëllimshme dhe dramatike. Qytetarët paguajnë taksa për pastrimin, bashkia jep tenderin dhe tonelata me plehra depozitohen pranë familjeve në atë zonë. Në pabesi në errësirë digjen gjatë gjithë natës, që njerëzit mundësisht të jenë në gjumë dhe që mediat të mos i nxjerrin. A është normale që të helmohen banorët? Kjo nuk ndodh vetëm në Shijak por dhe në shumë bashki të vendit. Njerëzit paguajnë taksa që të helmohen fëmijët, banorët dhe toka në atë zonë.

Kjo është tipike një qeverisje mafioze. Sa marrin vesh që do shkoj unë atje, shkojnë çojnë dy zjarrfikëse dhe ndalojnë një person gjoja se dogji gomat e makinave. Ka qytetar të Shijakut që beson gjëra të tilla. Ata kur shohin njoftimi të tilla nga policia binden se ky është një shtet i kapur. Është e qartë kur vetë drejtori i policisë thotë se 14 persona u arrestuan nga 32 persona, pasi u dekonspirua aksioni për kapjen e krerëve të bandave.

Kjo tregon që një shtet ka detyrime ndaj bandave pasi i përdor për të vjedhur votat dhe për të mbajtur nën presion qytetarët”, tha Meta

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...