29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Dikur thonin se bastet i ndalon dhe Kurani”, Meta: “Nuk është koha për të bërë eksperimente me te ardhmen e vendit”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gratë e kësaj force politike në Tiranë nuk la pa ironizuar edhe nismën e kryeministrit Rama për hapjen e basteve.

Meta tha se dikur thonin se këto nuk i lejon as Kurani, ndërsa kanë ndryshuar qëndrim, duke shtuar se vendi ka nevojë për një lidership të gatshëm për llogaridhënie.

“Lufta ndaj korrupsionit është luftë vendimtare, është një luftë e rëndësishme për të forcuar familjen shqiptare dhe për të mbështetur gruan shqiptare.

Të bëjmë cdo gjë për të mbështetur gratë, për të mbështetur nënat, vajzat, të bëjmë cdo gjë për të mbështetur pjesën më të rëndësishme të shoqërisë tonë.

Tani duan të na kthejnë edhe bastet, që dikur na thoshin që i ndalonte edhe kurani.

Tani është një situatë tjetër. Nuk është koha për të bërë eksperimente me te ardhmen e vendit. Vendi ka nevojë për përgjegjshmëri, për lidership për llogaridhënie dhe ka nevojë të rimarrë në duart kontrolloni e vendit dhe të fateve

Prandaj edhe PL ka kryefjalë garantimin e ushtrimit të referendumit që do ti japë fuqinë që i është rrëmbyer padrejtësisht cdo qytetari. Kjo do të jetë rruga e vendosjes së kontrollit mbi parlamentin, qeverinë dhe cdo institucioni. Kështu garantojmë një Shqipëri më sociale”, tha ndër të tjera Ilir Meta.

Më tej Meta shtoi: 2/3 e familjeve shqiptare jetojnë  nën minimumin e kufirit të varfërisë. Kjo është e qëllimshme sepse logjika e shtypjes sociale e zhveshjes së qytetarëve nga të drejtat e tyre nuk është e rastësishme, por synon instalimin e dhunës. E keni parë se si sillen shpesh policët me vajzat tuaja, apo edhe me ju vetë. Sa mirë do të ishte të silleshin kështu me të fortët, kjo nuk ndodh , jo sepse nuk kemi policë, trima, por ata e dinë që kryeministri i ka qejf lidhjet me bandat dhe të fortët. Kur mungon vullneti politik, s’mund të presësh reagimin normal të policit. Ndaj lufta kundër korrupsionit është vendimtare, për rivendosjen e të drejtave të qytetarëve shqiptare. Theksoj se fuqëzimi i gruas mbështet drejtpërdrejt familjen. Sa më shumë nëna të lumtura aq më shumë fëmijë të shëndetshëm do të kemi.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...