4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Meta pas akuzave për investimet publike: Javët dhe orët e Edi Ramës janë të numëruara!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot qeverinë për korrupsion me projektet për investimet publike. Meta tha se qeveria miraton projekte që janë disafish mbi kosto, ku pjesa më e madhe vidhen nga qeveria dhe firmat që marrin përsipër punimet.
Sipas Metës, në Shqipëri ka shkuar deri në 20 milionë euro ndërtimi i një kilometri rrugë, ndërsa në Francë një rrugë me dy krosi kushton 4 milionë euro kilometra. Meta solli në vëmendje se pagat e punëtorëve në Francë janë shumë më të larta se në Shqipëri, po ashtu edhe të produkteve, kur në fakt projektet kushtojnë më shumë
Meta u fokusua te ndërtimi i rrugëve, ku specifikisht mori shembull rrugën Qukës – Qafë Plocë, Kardhiq – Delvinë, për të cilën tha se nga 50 milionë euro që ishte miratuar, ka shkuar në 180 milionë euro.

“Shqetësimi kryesor është çështja e korrupsionit galopant në çdo drejtim. Afera më e zezë deri tani, e inceneratorëve. Fakte të reja tronditëse në ditët në vijim jo vetëm për këtë aferë Korrupsion i jashtëzakonshëm me investimet publike, rrugë e ujësjellës. Kostoja e rrugëve është shumëfishuar, siç është rasti i rrugës Qukës Qafë Plloçe. Kardhiq – Delvinë 50 milionë për 33 km në 180 milionë euro. Duke i ikur angazhimeve të marra nga EU për korridoret ku duhet të bëjë pjesë, iu ikën korridoreve sepse nuk duan të punojnë me kosto të BE-së, duan t’i ikin konkurrencës dhe të bëjnë koncesione me vlerë shumë herë më të madhe për qëllime abuzive sa e kanë çuar kilometrin 20 milionë euro, ndërkohë që me dy krosi në Francë 4 milionë euro kilometri. Dihet sa është paga e punëtorit në Francë e sa është në Shqipëri veç kostove të tjera. 1.8 -.27 milionë euro kilometri në SHBA. 6 herë më shtrenjtë një kilometër rrugë në Shqipëri se në Serbi”, tha Meta në një Konferencë për Mediat.

Meta i bëri thirrje adimistratës publike të mos hedhin firma për qëllime korruptive, duke iu thënë se do të ndëshkohen pasi “ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara”.

“I bëj thirrje administratës publike në çdo institucion, mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës, mos dëmtoni veten e familjen, repsektoni ligjin, mos firmosni sepse ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara ndaj është shumë e rëndësishme që ju të flini të qetë. Ky korrupsion nuk do të tolerohet. Edi Rama ka nxitur e u ka dalë garant se nuk do të kenë probleme me ligjin por kjo është e pamundur”, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri gjatë një konference për mediat në Tiranë, në kuadër të konferencave të ngjashme të Partisë së Lirisë për të dënuar veprime të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...