26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Meta: ‘Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve për nxjerrje të sekreteve shtetërore’

Ilir Meta thotë se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve, për shkelje të ligjit dhe nxjerrje të sekreteve shtëtrore. Ky paralajmërim i Metës vjen pasi Autorittei i Dosjeve nxorri emrin e kreut të Partisë së Lirisë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se nuk ka asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn, duke ju referuar emrit të babait të tij.

‘Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te Sigurimit të shtetit, për manipulim dhe falsifikim të qeëlimshëm. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn.’- tha Meta.

Pas publikimit të emrit të Ilir Metës si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit Partia Socialiste dhe ajo Demokratike përgatitën ndryshimet në ligjin për Autoritetin e Dosjeve. Sipas nismës ligjore të PS-së u ndalohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve të larta publike personave ndaj të cilëve provohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

Një nismë e tillë ligjore ka ardhur pas publikimit të dosjes ekskluzive nga Report Tv në të cilën Autoriteti i Dosjeve informonte Kuvendin se ish-presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, mirëpo ish-presidenti e cilëson si një sulm që po i bëhet nëpërmjet manipulimit të dokumenteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, burri vret me thikë gruan dhe...

0
Një krim i rëndë ka tronditur mesditën e sotme familjen shqiptare në Greqi, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e...

Menjëherë pas arrestimit, policia kontrollon banesën e Uljan Shpatarakut në Tiranë

0
Menjëherë pas arrestimit të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut në zonën e Plepave në Durrës, forcat e Policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën...

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...