10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Meta takim me strukturat e partisë në Lezhë: “Rama e ka përzgjedhur kompaninë, do pastrojë paratë tek Porti i Durrësit”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga një takim me strukturat e partisë në Lezhë ka denoncuar projektet e qeverisë për rrugët, koncensionet apo dhe inveestimin për Portin e Durrësit, për të cilin akuzoi kryeministrin Rama se “po pastron para”.

Të rinjve që duhet tua heqim nga mendja se largimi nga Lezha e Shqipëria mund tu japë një jetë më të mirë se kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës e Shqipërisë, për familjet tona shqiptare e kombit.

Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa i takon të larguarve nga vendlindja, si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e që janë në gjendje lufte.

Shkaqet këtu ishin e janë të qarta pasiguria e madhe për të ardhmen e korrupsioni i jashtëzakonshëm e mungesa e mundësive për të rinjtë për të pasur një jetë të garantuar me dinjitet me paga që garantojnë dinjitet në shoqëri e mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Ndaj është koha për të bërë gjithcka që ti japim fund këtij regjimi shpesëvrasës që quhet Rilindje, këtë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm e të mashtruar pasi e para gjë që bëri Rilindja ishte uzurpimi i PS e tjetërsimi i saj.

E ka braktisur qëllimisht bujqësinë e blegtorinë, kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të vendit tonë.

Kur bëhet fjalë për të përfituar nga projektet e BE në vend të përfitojnë fermerët, nuk i fitojnë këta por ata që janë të shitur tek inceneratorët.

Në këtë vend nuk po përgjysmohen vetëm njerëzit por dhe bagëtitë. Ndaj ikin shqiptarët nga mungesa e mbështetjes e perspektivës. Nuk rriten pagat, ikin dhe ata që janë me paga të ulëta.

Nuk rriten pagat se rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë Ministria e Financave thoshte pak ditë me pare që nga kontratat me PPP nuk kemi arritur të monitorojmë dot te gjitha, merren lekët e qytetarëve e askush nuk jep garanci që kthehen në shërbim për qytetarin.

Projekt buxheti është përgjigja më e gabuar ndaj krizës që mund të japë një qeveri.

Qeveria në vend të rrisë pagat e pensionet, ndihmën ekonomike, shton dhe 1 miliardë euro të tjera pagesa për 7 koncensione të reja.

Para pak ditësh, një kompani merr një segment Lekaj-Fier, 44 km për të bërë zgjerim, e gjitha është vetëm zgjerim traseja është aty, shpronësimet janë bërë, 2-3 km rruge vetëm jane te reja, e kjo shkon 360 milion euro shkon pa tvsh.

Ja këtu i con lekët Rilindja e kjo bëhet vetëm me një kompani se ajo është kom[ani e përzgjedhur nga Edi Rama jo thjesht për të bërë një rrugë por për t’u matrë lekët shqiptarëve në këto forma e për t’i përdorur për qëllimet e tij e për t’i pastruar më pas te porti i Durrësit e në projekte të tjera si ky”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...