20.5 C
Tiranë
Tuesday, July 29, 2025
spot_img

Meta uron Krishtlindjen / “Një festë e bukur për popullin shqiptar”, Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje!Qëndroni pranë familjes tuaj!

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët festën e Krishtlindjeve. Meta thekson se kjo është një festë e bukur për mbarë popullin shqiptar, ndërsa nënvizon se në këtë festë, duhet që të ndajmë me të afërtit urime të zemrës.

Kreu i shtetit nënvizon se festa e Kriishtlindjeve këtë herë erdhi në periudhë pandemie, duke shtuar se kjo sfidë duhet që të tejkalohet nga të gjithë.

Urime për Krishtlindje i presidentit Ilir Meta:

Krishtlindja, është një ditë e veçantë, e shënuar për besimtarët e krishterë dhe një festë e bukur për mbarë popullin shqiptar.

 

 

Le t’i gëzohemi afërsisë, ngrohtësisë dhe atmosferës së mrekullueshme familjare, që krijon Krishtlindja, për të ndarë me të dashurit tanë urime zemre, që burojnë nga shpirti, në veçanti për më shumë shëndet, lumturi, mirëqenie e begati.

Për shkak të pandemisë COVID-19, festimet tona këtë vit nuk janë aspak ato që do kishim dashur të ndodhnin.

Mendimet dhe lutjet tona në këtë vigjilje Krishtlindje shkojnë në radhë të parë për ata, të cilët kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga familja, të afërmit dhe të dashurit e tyre!

Është jetësore, që secili prej nesh, të marrë përgjegjësi të lartë personale dhe njerëzore, që këtë Krishtlindje, të kufizojë veprimet që mund të përhapin COVID-19, duke qëndruar në shtëpi, si rruga më e mirë për t’ju shprehur dashurinë më të shtrenjtëve tuaj.

Qëndroni në shtëpi këtë Krishtlindje!

Qëndroni pranë familjes tuaj!

Kjo është sot forma më e lartë e shprehjes së dashurisë për jetën, të afërmit dhe për miqtë tuaj.

E di që nuk është e lehtë, ndaj kërkohet solidaritet e mirëkuptim nga të gjithë, për të pranuar këtë realitet të ri, në jetët tona.

Urimet e mia më të ngrohta, për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, shkojnë sot për të gjithë të prekurit nga COVID-19, veçanërisht për të shtruarit në spitale, që këtë Krishtlindje do ta festojnë larg të afërmve të tyre.

Nuk duhet të ndiheni vetëm!

Konsiderojini mjekët dhe infermierët, familjarët tuaj, sepse janë ata që kujdesen çdo ditë për shëndetin Tuaj.

Kjo është një sprovë, që duhet ta kaloni me guxim e kurajë, në emër të jetës dhe familjes tuaj.

Një urimi zemre kam për të gjithë punonjësit e sistemit të shëndetësisë, për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke i falenderuar njëkohësisht për sakrificat, përkushtimin, qëndresën dhe forcën, që po na dëshmojnë çdo ditë në këtë luftë aspak të lehtë.

Gëzuar të gjithë nëpunësve publikë, të cilët këtë Krishtlindje nuk do të jenë pranë familjeve të tyre, por në shërbimin tonë.

Le të shërbejë kjo Krishtlindje për të gjithë ne, si një moment reflektimi, për të forcuar solidaritetin, humanizmin dhe dhembshurinë, në veçanti ndaj të moshuarve, të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë, si dhe të rikthejmë shpresën tek të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm, për të mos ta braktisur më Atdheun tonë, për mungesë besimi dhe mundësish.

Me shumë dashuri, përulësi, pa egoizëm dhe arrogancë acaruese, pa lakmi, zhurmë dhe fjalë të kota, t’u shërbejmë qytetarëve dhe të transmetojmë mirësi e shërbim nga njëri tek tjetri, në të gjithë shoqërinë dhe Shqipërinë tonë të dashur, familjen tonë të përbashkët.

Urim të veçantë kam sigurisht për yjet më të bukur dhe të shndritshëm të kësaj Krishtlindje, fëmijët, veçanërisht ata të cilët lindin këtë vigjilje, si dhe për prindërit e tyre të mrekullueshëm, që sot festojnë disafish më shumë se ne.

PËR SHUMË VJET GËZUAR KRISHTLINDJEN! 🇦🇱

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i policit të përfshirë në dhunimin e kamerierit 18-vjeçar publikon pamje të reja:...

0
Çështja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku një polic goditi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj, ka marrë një tjetër kthesë pas reagimit të...

Horoskopi ditor, e Martë, 29 Korrik 2025

0
♈ Dashi Shpreheni drejtpërdrejt dhe kërkoni qartësi në marrëdhënie. Mos prisni që të tjerët të kuptojnë heshtur. Sinqeriteti ju udhëheq përpara.   ⸻ ♉ Demi Fokusohuni në...

Parashikimi i motit, e Martë, 29 Korrik 2025

0
Në shumë zona të vendit, sidomos në veri dhe qendër, priten reshje të shkurtra shiu me stuhi lokale. Temperaturat në mëngjes do të jenë...

Kukës – Gjendet trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

0
Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende...

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë,...

0
Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke...