16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Meterologia zbulon cilat do të jenë ditët më të ftohta,i ftohti polar në Shqipëri

Shqipëria do të goditet nga i ftohti polar duke filluar nga kjo fundjavë deri në mesin e javës së ardhshme.

Sipas parashikimeve të Meteoalb, temperaturat do të zbresin në minus disa gradë Celsius.

Adiola Bani: Duke u gdhirë dita e shtunë do të kemi reshje dëbore në zonat lindore, gjithashtu do të kemi depërtimin e masave ajrore me origjinë polare duke filluar nga mesdita ne do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku vlerat maksimale zbresin në 9 apo në 10 gradë Celsius sot.

Më e ndjeshme rënia e temperaturave do të jetë mëngjesin e së shtunës, gjithashtu edhe mesdita ku presim që vlerat minimale pritet të ulen në minus 10 gradë Celsius në qytete të veri-lindjes, si Puka, Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri. Gjithashtu edhe në jug-lindje të vendit, termometri zbret në minus 9 gradë Celsius, ndërsa maksimumi shënon deri në 7 gradë Celsius në zonat perëndimore dhe ditët më të ftohta do të jenë: E hënë, e martë dhe e mërkurë, ku termometri në zonat malore zbret në minus 12, minus 13 gradë Celsius, ndërsa pothuajse i gjithë territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës, 90 për qind e territorit do të jetë në vlera negative.

Temperaturat e ajrit, vlerat më të ulëta pritet t’i shënojnë javën e ardhshme, ndërkohë që nuk do mungojnë as reshjet e dëborës. Me përjashtim të Sarandës, të gjitha qytetet do shënojnë temperatura negative.

Reshjet e dëborës kanë nisur në disa qarqe, përfshirë edhe Dibrën. Për shkak të uljes së temperaturave, Ministrja e Arsimit ka vendosur mbylljen e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të hënën deri të mërkurën e javës së ardhshme, në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...