11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Michelle Obama ndez spekulimet për martesën: “Nuk bëjmë selfie çdo minutë”

Washington D.C. – Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, është rikthyer në qendër të vëmendjes publike, jo për ndonjë fjalim frymëzues apo projekt të ri, por për komentet e saj të fundit që kanë rritur spekulimet mbi një krizë të mundshme martesore me ish-presidentin Barack Obama.

Në një intervistë të publikuar të enjten në podkastin “Wild Card” të NPR, Michelle foli për thashethemet që qarkullojnë prej muajsh mbi një divorc të mundshëm, por përgjigjet e saj nuk arritën të shuajnë dyshimet. Përkundrazi, shumë i panë si të paqarta dhe nxitëse të mëtejshme të spekulimeve.

“Fakti që njerëzit nuk më shohin në takim me burrin tim ngjall thashetheme për fundin e martesës sonë,” tha ajo me ironi, ndërsa komentonte mungesën e prezencës publike me Barack-un.

Kur gazetarja Rachel Martin e cilësoi situatën si një “apokalips” të rrjeteve sociale, Michelle reagoi me humor:

“Është apokalipsi. Ne nuk bëjmë selfie. Nuk postojmë fotografi në Instagram çdo minutë të jetës sonë.”

Mungesa në ngjarje zyrtare rrit dyshimet

Megjithatë, mungesa e saj në disa ngjarje të rëndësishme publike ka ngjallur vërtet kuriozitet. Michelle nuk u pa në inaugurimin presidencial dhe as në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter, dy raste ku prania e saj pritej gjerësisht.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas publikimit të fotove të Michelle me vajzat e saj në një klub ekskluziv plazhi në Majorka, pa praninë e Barack-ut. Komentuesit në rrjete sociale nisën të pyesnin për vendndodhjen e ish-presidentit dhe arsyen e mungesës së tij në një udhëtim familjar.

Michelle nuk i mohoi këto distanca, por i cilësoi si zgjedhje personale për qetësi dhe pushim:

“Një nga vendimet më të mëdha që mora këtë vit ishte të qëndroja në shtëpi dhe të mos merrja pjesë në funerale, inaugurime dhe të gjitha gjërat që duhet të bëj,” u shpreh ajo.

Privatësia apo distancë reale?

Megjithëse Michelle tentoi të normalizojë distancën si pjesë e jetës së zakonshme të një çifti që ruan privatësinë, shumë ndjekës dhe media interpretojnë komentet e saj si shenja të një ftohjeje të mundshme në marrëdhënien e saj me Barack-un. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë deklaratë zyrtare që konfirmon apo mohon problemet martesore, duke lënë hapësirë për vazhdimin e spekulimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...