12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Mijëra palestinezë u larguan nga veriu i Rripit të Gazës pasi paralajmerohen për sulm nga Izraeli

Mijëra palestinezë u larguan nga veriu i Rripit të Gazës të shtunën, për shkak të një sulmi të pritshëm tokësor izraelit, ndërkohë që Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në atë zonë dhe tha se do të mbante dy rrugë të hapura për të lejuar njerëzit t’i shpëtonin rrezikut.

Izraeli është zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të pashembullt që ndërmori ky grup para një jave, duke vrarë civilë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh.

Rreth 1,300 vetë u vranë në sulmin më të rëndë ndaj civilëve në historinë e Izraelit. Që pas atij sulmi forcat izraelite e kanë vënë Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi dhe ku banojnë 2.3 milionë palestinezë, nën një rrethim total dhe e kanë bombarduar atë me sulme ajrore të përmasave të pashembullta.

Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 2,200 vetë janë vrarë, një e katërta e tyre prej të cilëve fëmijë dhe rreth 10,000 janë plagosur.

Izraeli i kishte dhënë afat të gjithë popullsisë së gjysmës veriore të Rripit të Gazës, që përfshin vendbanimin më të madh të enklavës, qytetin e Gazës, deri të shtunën në mëngjes për t’u zhvendosur në jug, duke thënë se do të garantonte sigurinë e palestinezëve që largoheshin nga zona në dy rrugë kryesore deri në orën 16:00 me kohën lokale. Në lagjen Tel Al-Hawa të qytetit të Gazës, në zonën që Izraeli urdhëroi evakuimin, avionët luftarakë bombarduan një zonë banimi gjatë natës duke goditur disa shtëpi, sipas banorëve që u strehuan në spitalin Al Quds aty pranë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se kishte marrë urdhër nga Izraeli për të evakuuar spitalin deri në orën 16:00, por nuk do ta bënte këtë sepse kishte detyrën humanitare të vazhdonte të ofronte shërbime për të sëmurët dhe të plagosurit.

Hamasi u ka bërë thirrje banorëve të mos largohen dhe thotë se dy rrugët që Izraeli i ka shpallur të hapura janë të pasigurta. Izraeli thotë se Hamasi po i pengon njerëzit të largohen për t’i përdorur ata si mburoja njerëzore, gjë që Hamasi e mohon.

Sulmet e Izraelit në Gaza nuk i kanë ndalur goditjet me raketa të Hamasit në thellësi të qyteteve izraelite.

Hamasi tha se sulmet ajrore të Izraelit shkaktuan vdekjen e 13 pengjeve, përfshirë të huaj, por nuk tha se nga ishin.

E vetmja rrugë për të dalë nga Gaza që nuk është nën kontrollin e Izraelit është një pikë kontrolli me Egjiptin në Rafah. Egjipti thotë zyrtarisht se kufiri nga ana e tij është e hapur, por trafiku është ndalur prej ditësh për shkak të sulmeve izraelite në anën palestineze.

Burimet egjiptiane të sigurisë thanë se Kajro nuk ka ndërmend të pranojë një fluks masiv refugjatësh palestinezë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...