18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Mike Pompeo zbulon arsyen e vërtetë të vizitës në Shqipëri

Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili ishte dje në një vizitë në Shqipëri, ka zbuluar edhe arsyen e vërtetë të këtij ‘fluturimi’.

Sipas tij qëllimi kryesor i një vizite që u prit dhe me ceremoni nga politikanët shqiptarë, ka qenë që të takojë komunitetin iranian që jeton në zonën e Manzës, ose siç njihet ndryshe dhe opozita e Iranit.

Pompeo shkruan në postimin e tij se muxhahedinë kërkojnë që të çlirojnë qytetet e Iranit nga regjimi që kanë në krye, ndërkohë që thirrja e ish-sekretarit vijon me hashtagun #Irani i lirë 2022.

“Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë të rezistojnë dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: çlirimin e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit. #Irani i lirë2022”, shkruan Pompeo në postimin e tij.

Gjatë vizitës në Tiranë, Pompeo u bë pjesë e disa konferencave, fillimisht me ministren Belinda Balluku, ku u nënshkruan dhe disa marrëveshje, me kompani amerikane të gazit, dhe më pas një një takim të organizuar nga Kuvendi, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Nuk mungoi as një foto kortezie me Enkelejd Alibeajn, për të cilën u akuzua si nxitëse ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Nga ana tjetër, aktivistja Evi Kokalari, me njohje të vjetra me Pompeon, i cili ishte krahu i djathtë i Biden, tha se ish-sekretari është paguar për të ardhur në Shqipëri, ndërkohë që nuk pati asnjë takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...

“Nëse Hormuzi nuk hapet, s’ka armëpushim” – paralajmërimi i fortë i SHBA-së ndaj Iranit

0
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, paralajmëroi se Uashingtoni nuk do t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit nëse Irani nuk hap Ngushtica e Hormuzit. Duke folur për...

DJ Geek dhe Olsa Berani “arratisen” në Maldive, pushime luksoze dhe romantike

0
DJ Geek dhe partnerja e tij, Olsa Berani, kanë zgjedhur Maldivet si destinacionin e tyre për disa ditë pushimi larg rutinës së përditshme. Çifti po...