17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Mikheil Kavelashvili betohet si President i Ri i Gjeorgjisë, protesta masive antiqeveritare

Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe politikan populist i krahut të djathtë, ka bërë betimin si president i ri i Gjeorgjisë, në një periudhë të tensionuar politike dhe protesta të vazhdueshme. Kjo ka ndodhur në mes të një krize politike disamujore, e cila ka pasuar zgjedhjet parlamentare të tetorit, të cilat janë shoqëruar me akuza për blerje votash, votime të dyfishta, dhunë dhe frikësim.

Salome Zurabishvili, presidentja në largim e Gjeorgjisë, u largua nga rezidenca e saj në pallatin presidencial në Tbilisi më 29 dhjetor, por vazhdoi të mbante qëndrimin se ajo ishte ende presidentja legjitime e vendit. Ajo tha se Kavelashvili, i zgjedhur nga kolegji zgjedhor i dominuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ishte një president “jolegjitim”.

Protestat antiqeveritare kanë pasuar me intensitet që nga fitorja e Ëndrës Gjeorgjiane në zgjedhjet parlamentare të tetorit, ndërsa tensionet janë rritur pas vendimit të Qeverisë për të shtyrë negociatat e anëtarësimit të Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian. Kjo ka shkaktuar një valë protestash, të cilat janë shoqëruar me veprime të dhunshme të policisë, arrestime dhe lëndime të protestuesve. Protestuesit e akuzojnë Qeverinë e Ëndrrës Gjeorgjiane për largimin e shtetit nga Bashkimi Evropian dhe për afrim me Moskën.

Në një fjalim para mijëra mbështetësve të mbledhur jashtë pallatit presidencial, Zurabishvili theksoi se do të vazhdonte të ishte “presidentja e vetme legjitime” dhe se do të vazhdonte betejën e saj për të mbrojtur demokracinë dhe orientimin pro-perëndimor të Gjeorgjisë. Ajo iu bashkua protestuesve në Tbilisi, duke marshuar dhe valëvitur flamuj të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian. Protestat e fundit janë shënuar me dhunë, ndërsa më 27 dhjetor, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj miliarderit Bidzina Ivanishvili, themelues i Ëndrrës Gjeorgjiane, për akuzat për minimin e demokracisë dhe favorizimin e interesave të Rusisë. Sanksionet u mirëpritën nga opozita dhe shkaktuan zemërimin e qeverisë së Gjeorgjisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...