Bashkia e Milanos ka njoftuar një masë të re që do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, duke ndaluar duhanpirjen në ambientet e hapura të qytetit. Kjo ndalesë do të përfshijë rrugët, oborret, si dhe zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim bëjnë vetëm hapësirat izoluara, ku duhanpirësit do të duhet të kenë një “hapësirë të lirë” prej të paktën 10 metrash nga shtetasit e tjerë.
Gjobat për ata që nuk do të respektojnë këtë ndalim do të fillojnë nga 40 euro dhe mund të arrijnë deri në 250 euro. Kjo masë e re do të aplikohen vetëm për “cigaret tradicionale” dhe jo për cigaret elektronike.
Ky vendim është një vazhdim i një ndalimi më të hershëm të vendosur në vitin 2021, i cili ndalon duhanpirjen në zona ku fëmijët ushtrojnë aktivitete, si dhe në stacionet e autobusëve dhe ambientet sportive.