10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Çmimet e fiksuara nga Bordi i karburanteve kanë sjellë pasoja negative, Autoriteti i Konkurencës reagon

Autoriteti i Konkurrencës ka shprehur më në fund një qëndrim zyrtar lidhur me Bordin e Transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve në vend.

Në vendimin që kishte objekt hetimin paraprak të tregut të naftës dhe benzinës, organi drejtues i këtij institucioni, Komisioni i Konkurrencës, gjykon se, në një situatë normale, çmimet e rekomanduara, ashtu si edhe ato të fiksuara mund të kenë efekte negative në konkurrencë.

“Çmimet e rekomanduara mund të ndihmojnë koordinimin e çmimeve midis konkurrentëve si pasojë e transparencës dhe mund të çorientojnë konsumatorët rreth nivelit të arsyeshëm të çmimit. Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatorë, por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg, por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive,” thuhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.

Shpeshherë, Komisioni i Konkurrencës ka dalë me rekomandime për qeverinë shqiptare lidhur me çështje që prekin problematika të konkurrencës në treg, por në këtë rast nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe ka preferuar të shmangë një pozicionim eksplicit lidhur me faktin nëse duhet të përdoret apo jo instrumenti i çmimeve maksimale të fiksuara në situatën aktuale.

Megjithatë, në arsyetimin e vendimit të hetimit për tregun me shumicë të karburanteve, Komisioni i Konkurrencës shprehet se “duke qenë se marzhi i fitimit aplikohet mbi koston mesatare të ponderuar të produktit e cila është e ndryshme për ndërmarrje të ndryshme, rrjedhimisht dhe çmimi i shitjes mbi të cilin aplikohet marzhi duhet të jetë i ndryshëm midis konkurrenteve, por ky çmim nuk duhet të kalojë nivelin maksimal të përcaktuar nga Bordi i Transparencës”.

Në mars të vitit të kaluar, qeveria shqiptare vendosi, nëpërmjet akti normativ, për ngritjen e një Bordi Transparence, që përcakton një çmim maksimal me shumicë dhe pakicë të shitjes për karburantet, bazuar në çmimin e tyre në Bursë dhe duke njohur mbi këtë çmim disa kosto dhe marzhe fitimi fikse. Ky vendim u motivua me situatën e jashtëzakonshme të krijuar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë dhe me nevojën për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e fortë e çmimeve.

Shumë ekspertë e kanë konsideruar të gabuar fiksimin e çmimeve, sepse kjo praktikë dëmton konkurrencën dhe ul elasticitetin e çmimit. Megjithëse çmimet e përcaktuara nga Bordi janë të konsideruara si çmime tavan, në fakt shumica e kompanive të tregtimit me pakicë të karburantit dhe sidomos ato më të mëdha, në fakt, nuk i ulin asnjëherë çmimet poshtë nivelit të përcaktuar nga Bordi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...