16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Minibus doli nga rruga dhe ra në humnerë, u plagosën 9 pasagjerë/ Policia arreston drejtuesin e mjetit

Një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Gramsh, ku një minibus doli nga rruga dhe ra në humnerë, është arrestuar drejtuesi i mjetit.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.

47-vjeçari me banim në fshatin Kodovjat të Gramshit u arrestua në flagrancë nga policia, ndërsa ndodhej në spital.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Kërpicë, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., 47 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën shtetasi L.L., dhe u plagosë drejtuesi i mjetit dhe 9  pasagjerët shtetasit  , E.S., 25 vjeçe , O.B., 29 vjeçe, S.R., 75 vjeç, B.G., 59 vjeçe , N.R., 61 vjeçe, A.P., 60 vjeç, E.P., 55 vjeçe , J.Ç., 18 vjeçe dhe V.L., 26 vjeç, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Xh., 47 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...