11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës takohen sot në Turqi

Lufta e Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në javën e tretë të saj. Ditën e sotme pritet që në Turqi të zhvillohen bisedime mes Ministrave të Jashtëm të të dy shteteve.

Ministri ukrainas, Dmytro Kuleba, tha përpara takimit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov se pritjet e tij ishin “të kufizuara”.

Kjo deklaratë vjen pasi Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimin e një spitali për fëmijë, një sulm që Kievi thotë se është një “krim lufte”.

Ukraina thotë se 17 persona u plagosën në sulmin në Mariupol të mërkurën. Që atëherë janë shfaqur pamjet që tregojnë një ndërtesë të shkatërruar.

Bombardimi është dënuar gjerësisht, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres që e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm” dhe SHBA-të duke akuzuar Rusinë për “përdorim barbar të forcës ushtarake për të ndjekur civilët e pafajshëm”.

Por zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, tha se spitali i bombarduar ishte “shndërruar në një objekt ushtarak nga radikalët [ukrainas]”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...