12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja monitoron ecurinë e vaksinimit në IEVP: “Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka monitoruar sot nga afër ecurinë e vaksinimit në IEVP “Mine Peza” në Tiranë. Ministri  ka inkurajuar drejtuesit e burgjeve për intensifikimin e punës ndergjegjësuese për mbulimin 100 përqind me vaksinim në të gjitha IEVP.

“Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit edhe në këtë periudhë që po rriten rastet. Prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgimit, duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgosurit dhe të dënuarit, kanë probleme me drejtësinë, janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetësore njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë”, -ka thënë ministri Manja.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, Admir Abrija, ka informuar se në të gjitha IEVP janë vaksinuar plotësisht rreth 3600 persona në konflikt me ligjin, ndërkohë që janë rreth 600 punonjës të cilët ose kanë bërë vetëm dozën e parë, ose nuk kanë bërë asnjë dozë.

Drejtori i IEVP “Mine Peza”, ka përmendur faktin se në institucionin që ai drejton, nga personali janë vaksinuar 97 përqind, ndërkohë që qytetarët në konflikt me ligjin janë në masën 65 përqind të vaksinimit të plotë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...