5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ministri i Jashtëm Francez siguron mbështetje për Ukrainën pas sulmeve të Rusisë

Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, vizitoi Kievin dhe siguroi që Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme nga Franca. Vizita e tij u bë pas sulmeve të fundit të Rusisë në rajonet ukrainase me raketa dhe dronë.

Sejourne në një konferencë për media në Kiev, së bashku me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, deklaroi se Ukraina mbetet prioritet për Francën dhe se ata janë të vendosur në mbrojtjen e parimeve të ligjit ndërkombëtar. Ai shprehu bindjen se vendosmëria e tyre është e paluhatshme dhe se nuk do të dobësohen përballë agresionit rus.

Në kohën kur ai mbërriti në Kiev, Rusia kishte filluar sulmet me raketa dhe dronë në rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës. Kuleba falënderoi Sejournen për vizitën, duke e vlerësuar guximin e tij ndërkaq bombardimet vazhdonin.

Ministria e Jashtme franceze theksoi se vizita e Sejournes synonte të vazhdonte aksionin diplomatik të Francës dhe të përcaktonte përkushtimin ndaj aleatëve dhe popullsive civile në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Francës e postoi një fotografi të Sejourne dhe shkroi se ai “mbërriti në Kiev për vizitën e tij në terren, në mënyrë që ta vazhdojë aksionin diplomatik të Francs atje dhe ta ritheksojë përkushtimi e Francës ndaj aleatëve dhe popullsive civile”.

Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se Rusia lëshoi 40 raketa dhe dronë në drejtim të territorit ukrainas. Sipas tij, mbrojtja ajrore i zmbrapsi tetë sulme, ndërsa 20 të tjera nuk e goditën cakun. Raportohet se cak i sulmeve ruse ishin rajonet Harkiv, Luhansk dhe Donjeck. Në disa rajone të Ukrainës u lëshuan sirena për të paralajmëruar për sulme ajrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...