34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Triumfi i Napoli-t: Amir Rrahmani shënon gol-in e fitores ndaj Salernitanës

Napoli triumfoi me rezultatin 2-1 kundër Salernitanës në një ndeshje emocionuese, ku heroi i momentit ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Rrahmani shënoi golin e fitores në minutën e 96′, duke siguruar tre pikët për Napoli.

Salernitana e Simone Inzaghit mori avantazhin e parë me golin e veteranit Candreva në minutën e 29, duke bërë që stadiumi “Diego Armando Maradona” të bjerë në heshtje.

Politano ndezi entuziazmin për Napoli duke shënuar një penallti saktë në shtesën e pjesës së parë, duke rikthyer baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Napoli krijoi shumë volum dhe raste shënimi, por goli vendimtar erdhi në minutat shtesë. Amir Rrahmani ka shënuar pas një goditjeje dënimi, duke ndaluar topin dhe shënuar me një gjuajtje precize.

Festimet u përhapën në fushë dhe tribunat e stadiumit, me tifozët napolitanë që festuan rikthimin e skuadrës së tyre te fitoret, pas një periudhe të vështirë. Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet përkohësisht në vendin e 6 me 31 pikë, ndërsa Salernitana mbetet e fundit në renditje me 12 pikë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...