10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ministri Peleshi prezanton makinën ushtarake të parë shqiptare në Paris: Shqipëria, në rrugën e inovacionit dhe suksesit

Pas tre javësh do të prezantohet në panairin ‘Eurosatory’ në Paris makina e parë ushtarake shqiptare. Kështu shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndërsa ka ndarë pamje nga vizita e tij në kompaninë shqiptare të automjeteve, TIMAK.

Sipas Peleshit, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë dhe të patentojë.

“Së bashku me kompaninë e saj TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake. Për të gjetur çelësin e suksesit, po ju tregoj çfarë më tha Arjeta gjatë vizitës sime te TIMAK. “Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,”-më tha ajo.

Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e #AADF. I kemi të gjitha! Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion”, shkruan ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...