8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ministria e Mbrojtjes bën njoftimin për kujdes nga qytetarët për shkak të moti të keq

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjet për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Sipas një njoftimi, dy akse rrugore janë bllokuar në qarkun Shkodër për shkak të reshjeve të shiut, duke përfshirë aksin Prekal-Kir dhe Mes-Dukagjin. Sipas Ministrisë, strukturat e angazhuara janë duke punuar për të hapur rrugët.

Njoftimi i plotë:

Reshjet e shiut, që në disa zona kanë qenë të shoqëruara me intensitet të lartë, kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore, kryesisht në qarkun e Shkodrës. Megjithatë, situata përgjithësisht është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare:

•Aksi Prekal-Kir është bllokuar, por po punohet për hapjen e tij.
•Rruga Mes-Dukagjin është gjithashtu bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve, dhe po punohet për pastrimin e saj.

Po ashtu, disa zona të vendit janë pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjetin e furnizimit. Rajone të ndryshme, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berat, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Shkodër dhe Burrel janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji.

Ministria e Mbrojtjes Civile po monitoron situatën dhe është në kontakt me prefekturat dhe bashkitë për të koordinuar punën në çdo rast nevoje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...