Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, në Ministrinë e Mbrojtjes, Robert Hysenllari informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri.
Ai shprehet se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.
“Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në fshati Pecë, bashkia Finiq, lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë, fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë, fshati Ruzhdie, bashkia Patos, fshati Daullas, bashkia Fier, fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhem, fshati Rrapë, bashkia Pukë, fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë, fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë, fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë, fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës dhe në fshati Metallë, bashkia Shijak”, informoi ai.
Hysenllari theksoi se, në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.