11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ministrja Adea Pirdeni: Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin përmes reformave të thella në sistemin e drejtësisë. Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Pirdeni shpjegoi përpjekjet e Shqipërisë për të hartuar një strategji gjithëpërfshirëse dhe ndërinstitucionale kundër korrupsionit për periudhën 2024-2030. Kjo strategji synon të adresojë rekomandimet e Komitetit të Lartë të Antikorrupsionit të Këshillit të Europës (GRECO).

Pirdeni theksoi se Shqipëria ka përmbushur shumicën e rekomandimeve të GRECO-s, duke përfshirë ato që lidhen me parandalimin e korrupsionit në sistemin gjyqësor, prokurori dhe parlament. Ajo vuri në dukje se, për herë të parë, Shqipëria ka krijuar një platformë online për deklarimin e pasurive për të gjithë zyrtarët, duke rritur kështu transparencën dhe besueshmërinë e procesit të deklarimit të pasurisë.

“Ne kemi mbyllur tre raunde të vlerësimit të GRECO-s dhe në raundin e katërt Shqipëria u vlerësua se ka plotësuar 9 nga 10 rekomandimet e dhëna, pikërisht sa i takon parandalimit të korrupsionit tek gjyqësori, prokuroria dhe tek anëtarët e Parlamentit. Ndërkohë që po vijojmë punën për plotësimin e rekomandimeve në raundin e 5-të të GRECO-s, që fokusohet te parandalimi i korrupsionit te zyrtarët e lartë, përfshirë anëtarët e qeverisë, këshilltarët dhe punonjësit në institucionet ligjzbatuese, Policinë”, u shpreh ajo

Sot të gjitha ministritë e linjës kanë një plan integriteti, që është një mekanizëm efikas në identifikimin e risqeve të korrupsionit në institucionin përkatës që parashikon dhe masa për këto risqe. Çdo ministri ka një person integriteti që raporton te Koordinatori Kombëtar mbi zbatimin e planit të integritetit mbi baza 6-mujore dhe këto plane janë shtrirë edhe në nivel të institucioneve të varësisë”, deklaroi ministrja. Sipas saj, sot nga 61 bashki 24 prej tyre kanë plane integriteti të miratuara. Ajo vuri në dukje punën që është bërë për përmirësimin e kuadrit ligjor sipas praktikave ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit.

Për më tepër, Pirdeni nënvizoi se reforma në kuadrin ligjor është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe ka sjellë një progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, duke u angazhuar për të siguruar institucione më të forta dhe më transparente në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...