13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mesazh për maturantët: “Përmes portalit “U-Albania” mund të zgjidhni degët e preferuara mes datave 29 korrik – 3 gusht

Prej kohësh maturantët kanë nisur përgatitjet për studimet e larta.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i është drejtuar me një mesash për përzgjedhjen e degëve të preferuara.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Kushi bën me dije se maturantët mund të zgjedhin preferencat e tyre nëpërmjet portalit “U-Albania” mes datave 29-korrik dhe 3 gusht.

Statusi nga ministrja Kushi:

Të dashur maturantë,

Ndërkohë që prej kohësh keni nisur përgatitjet për studimet e larta, ka ardhur momenti që të zgjidhni degët sipas listës tuaj të preferencës mes datave 29 korrik – 3 gusht nëpërmjet portalit “U-Albania”. Kam besim që ju do të bëni zgjedhjen e duhur duke u bazuar në talentin, pasionin tuaj, por edhe nevojat dhe perspektivat e tregut të punës.

Ju sugjeroj të informoheni dhe konsultoheni sa më mirë për çdo detaj që lidhet me kriteret e pranimit dhe procedurat e regjistrimit.

Ju uroj përzemërsisht shumë suksese dhe mbarësi!

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT