10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ministrja e Arsimit: “Financim shtesë për universitetet publike për ndërkombëtarizimin dhe programet prioritare”

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi tha se këto ndryshime kanë për qëllim që të reflektojnë në formulën e financimit politikat e reja që janë ndërmarrë në fushën e Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, siç është ndërkombëtarizimi i universiteteve për programe studimi të përbashkëta dhe shpallja e programeve prioritare për zhvillimin e vendit.

“Formula e ndryshuar e financimit do të ketë disa elemente shtesë. Për shembull, të gjitha universitetet që kanë programe prioritare, programe të përbashkëta, apo të dyfishta me universitetet e huaja, do të përfitojnë financim shtesë bazuar në numrin e studentëve që janë të regjistruar në këto programe. 

Ky model financimi është konsultuar edhe me modelet më të mira të Bashkimit Evropian dhe është përshtatur me kushtet e Shqipërisë, me ligjin në fuqi të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

 

Ky është një model që nxit konkurrencën e lirë midis universiteteve që kanë të njëjtin status, ofron mundësi të barabarta në varësi të statusit që kanë universitetet dhe nxit performancën e universiteteve, për sa i takon mësimdhënies, kërkimit shkencor, veprimtarive krijuese, bazuar në treguesit e cilësisë”, tha Kushi.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi ministrja tha se do të shpallet një thirrje për të gjitha universitetet publike që të aplikojnë me projekte për financim shtesë për kërkimin shkencor në kuadër të ndërkombëtarizimit, për të mbështetur këto programe të përbashkëta apo të dyfishta të studimit.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...