-1.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Ministrja Kushi:”Punësim i detyruar i studentëve pas diplomimit edhe në programe të tjera universitare të cilat do të shpallen prioritare për vendin”

Qeveria vendos të aplikojë punësimin e detyruar të studentëve pas diplomimit edhe në programe të tjera universitare të cilat do të shpallen prioritare për vendin.

Me vendimin e sotëm të prezantuar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale por kanë kushtin që duhet të punojnë për të paktën 3 vjet brenda vendit.

Për të nxitur maturantët të ndjekin këto programe studimi është vendosur të hiqet dhe kriteri i ruajtjes së notës mesatare

Ndërkohë që kemi hequr kështu gjithashtu edhe kriterin që duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. Pra në VKM-në ekzistuese maturantët për të vazhduar që ta marrin edhe vitin e dytë edhe vitin e tretë bursën, duhet të ruajnë mesataren që kanë nga shkolla e mesme. Ndërkohë që ne e kemi hequr. Pra edhe nëse një student vitin e parë edhe pse mund të ketë rënë nga mesatarja 8.5 në 8, ai do të vazhdojë të mbështetet me bursë edhe vitin e dytë, edhe në vitin e tretë, me qëllim që kjo mbështetje të vlejë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve dhe në fund të fundit ti shërbejë vendit për të plotësuar nevojat që ka vendi. Me kushtin që kur të diplomohen të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontribut për 3 vite”tha Kushi

Kush janë programet prioritare

Lista e programeve private është zgjeruar sipas kërkesave të Universiteteve dhe nevojave të vendit.

“Bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia. Listës së programeve prioritare i janë shtuar arsimi fillor, parashkollor, programin histori gjeogradi. Disa programe të inxhinierisë sipas nevojave që kanë universitetet dhe vendi”

Kuotat do të ndahen sipas Universiteteve në varësi të numrit të studentëve dhe programeve në listën prioritare që do të aplikohen në universitetet e vendit.

“Me vendimin e sotëm buxheti, do të ndahet me kuota për çdo universitet dhe pastaj janë vetë universitetet nëpërmjet senateve të tyre akademike që numrin total të kuotave që kanë për bursa e ndajnë në programe të ndryshme që janë prioritare sipas nevojave të tyre specifike apo zhvillimeve specifike që kanë zonat ku janë këto universitete. Arsyeja pse e kemi ndërmarrë këtë vendim, bashkë me universitetet, dua ta theksoj, kemi diskutuar gjatë me universitetet. Është një vendim i përbashkët. Është që t’i japim më shumë mundësi universiteteve, kryesisht universiteteve në qytete jashtë Tiranës. Sepse dihet që në Tiranë preferenca e të rinjve e të rejave, dhe që vijnë nga qytetet e tjera, është gjithnjë e lartë. Po kështu ne i japim edhe më shumë mbështetje universiteteve të tjera”

Punësimi i detyruar për studentët e mjekësisë u kundërshtua nga këta të fundit duke protestuar. Qeveria deklaroi sot se është ende në diskutim ky projekt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT