25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Protesta e studentëve të mjekësisë, Kushi e Manastirliu:”Qeveria e detyruar të frenojë fenomenin, rrezikojmë të ngelim pa mjekë”

Teksa ishin duke prezantuar vendimet pas mbledhjes së qeverisë, dy ministret u pyetën edhe për protestën e studentëve të Mjekësisë, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë tubimet derisa qeveria të tërhiqet nga kjo nismë.

Ministrja Ogerta Manastriliu tha se janë ende në fazë shumë të gjerë konsultimi dhe se nuk ka ende një vendim konkret.

“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar do ua përcjellim.”– thotë Manastirliu.

Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është shprehur se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e mjekësisë. Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues jo vetëm për Shqipërinë e për rajonin por madje edhe për vendet e BE-së. Përballë këtij problemi shqetësues, Kushi thotë se Qeveria është e detyruar të marrë masa, sepse rrezikojmë të ngelemi pa mjekë.

“Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por edhe në vetë vendet e BE-së. Ne, si qeveri kemi përgjegjësinë që t’i parandalojmë këto problematika, pra duhet t’i paraprijmë. Konsultimet do të vazhdojnë edhe më gjerë, sepse s’është vetëm vendim i studentëve të mjekësisë. Studentët paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje disa nuk paguajnë përkundrazi marrin bursa. Është e gjithë shoqëria që kontribuon për këta studentë. Sepse kostoja për të formuar një mjek, për të diplomuar një mjek është më e lartë se në universitetet e tjera. Jo vetëm studentët e vitit të parë të Mjekësisë do jenë përballë kësaj alternative por edhe për vitet e tjera. Propozimi që kemi marrë nga studentët është që të jetë i ndryshëm për vite të ndryshme.

Sepse ndryshe është studenti i vitit të parë që hyn me kushte të caktuara. Por ne mendojmë se të gjithë e kanë detyrimin të japin kontribut për Shqipërinë. Ne rast se do të jemi përpara problemit që pak pas vitesh do përballemi me fenomenin.”- thotë Kushi

Ndër të tjera, Ministrja e Ogerta Manastirliut ka lajmëruar sot çeljen e autonomisë spitalore ku mjekët do të kenë mundësi të kryejnë praktika dyfishe, pra të ofrojnë konsulta jashtë orarit të punës. Gjithashtu, Manastirliu thotë se edhe pacientët mund të zgjedhin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat. Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha spitalet mund ta kthejnë këtë praktikë, pasi do duhen të kenë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale.

Studentët e mjekësisë kanë protestuar 2 herë para rektoratit dhe përballë Ministrisë së Arsimit pasi nuk janë dakord me nismën e qeverisë për punësim 3-vjeçar të detyrueshëm. Ata kanë listuar edhe disa kërkesa.

Kërkesat e studentëve

1. Dalje publike të një prej Ministrive apo e Rektoratit ku të deklarojë publikisht që ky draft nuk do të vazhdojë të hartohet dhe ndërprerjen imediate të propozimit pasi bie ndesh me Të Drejtat dhe Liritë e personit për të zgjedhur lirisht pa asnjë detyrim profesionin, vendin e punës dhe kualifikimet e tij.
a. Të përmirësohen kushtet e sallave të seminareve dhe leksioneve dhe ndërtimin e sallave të reja me kapacitet mbajtës për të gjithë studentët e një paraleli.
b. Të vihen ne dispozicion ambiente të posaçme (Qendra e Simulimit) për kryerjen e praktikave (psh: intubim, vendosje e vigonave, praktikimi I ndihmës së parë etj) c. Ndërtimi i bibliotekave te aksesueshme në çdo orar të ditës nga studentët.
3. Rivlerësimi i të gjithë literaturës nga një komision i posaçëm dhe ngritja sa më parë e grupeve të punës për krijimin e literaturave të reja sipas standardeve evropiane.
4. Standardazimi i kryerjes së praktikave nëpër pavijone dhe vendosja e mjekëve specializante si mentorë për studentët për kryerjen sa më mirë të cikleve klinike.
5. Ringritjen sa më parë të strukturave të Qeverisë Studentore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...