10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ministrja Xhaçka uron shqiptarët për festat e fundvitit: “Arritjet e mëdha të Shqipërisë për 2022, arsye për ta pritur vitin e ri me optimizëm”

Në përmbyllje të vitit 2022, i cili ishte një vit mjaft i suksesshëm për Shqipërinë dhe diplomacinë shqiptare, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, shprehu urimet për një vit të ri sa më të mbarë e më të begatë për të gjithë shqiptarët.

Kryediplomatja shqiptare theksoi se viti 2022 ka qenë një vit me arritje të paprecedenta, teksa u shpreh se kemi arsye të ndjehemi krenarë dhe ta presim plot me optimizëm vitin e ri që po vjen.

“Ky vit u hap me marrjen për herë të parë pas 65 vjetësh të mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në korrik, u hapën negociatat për anëtarësim me BE-në duke e çuar procesin e integrimit në një stad tjetër. Viti u mbyll me mbajtjen në Tiranë të Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, hera e parë që ky samit mbahet në një vend jo anëtar të BE, çka përbën një vlerësim të jashtëzakonshëm të vendit tonë. Të gjitha këto janë dëshmi të transformimit të madh që ka pësuar Shqipëria duke u bërë sot një vend, që gëzon respektin e partnerëve e aleatëve”, tha ajo në mesazhin e saj.

Viti 2022 nuk ishte i lehtë. Pasojat e pandemisë edhe pse janë zbehur nuk janë zhdukur ende, ndërkohë që pasojat e luftës në Ukrainë janë të ndjeshme jo vetëm në jetën e vendit, por edhe në çdo familje shqiptare.

 

 

Pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, viti që po mbyllet ishte edhe një vit suksesesh të mëdha të arritura me shumë punë e shumë përkushtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...