13.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

“Mirënjohës për kontributin tuaj, mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik”/ Sekretari i shtetit Sekretari amerikan i Shtetit letër Ministres Xhaçka

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Në letrën që iu dorëzua ministres nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, Blinken shpreh ndër të tjera mirënjohje ndaj Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon për mikpritjen e afganëve.

Gjithashtu Blinken vlerëson kontributin e dhënë nga ushtria shqiptare në krah të aleatëve të NATO-s në Afganistan, si dhe shprehet besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave tona të përbashkëta.

LETRA E PLOTË

Shkëlqesisë së Saj,
Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka

E dashur Zonja Ministre,
Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurtë” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajon që kanë treguar njerezit tuaj gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan. Në mënyrë të veçantë dëshiroj t’ju përgëzoj Juve për ndërhyrjen e fuqishme në Ministerialin e datës 20 gusht të takimit virtual të Ministrave të Jashtëm.

Shqipëria edhe një herë ka demostruar përkushtimin e saj të fortë ndaj Aleancës së NATO-s duke kontribuar me kapacitete njerëzore dhe ushtarake për “Resolute Support Mission” në Afganistan, duke dislokuar më shumë se 4000 trupa ushtarake në Afganistan përgjatë operacioneve atje. Ju falenderoj për këto dislokime përkrah forcave tona dhe në veçanti për pesë dislokimet e përbashkëta me shtetin tuaj partner, Gardën Kombetare të Neë Jersey. Investimi i Shqipërisë në sigurinë dhe prosperitetin e popullit afgan ka ndihmuar shumë në avancimn e synimeve tona të përbashkëta. Ndëkohë që evakuimi dhe zhvendosja e afganëve në rrezik vazhdon ende, ne po ashtu jemi mirënjohës për kontributin tuaj me personel në objektin e Bektel në Kosovë.

Trupat shqiptare ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshem dhe të sigurtë për forcat tona si dhe për popullin afgan. Prania e tyre ka bërë të mundur që Aleanca e NATO-s të kryejë operacionet e saj, tu mundesojë vajzave të reja ndjekjen e shkollës si dhe kanë bërë më të sigurt jetën e përditshme për shumë afganë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellë marëdhënien tonë të ngushtë me Shqipërinë dhe mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave tona të përbashkëta.

Sinqerisht, Antony J. Blinken

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...