19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Mirlind Daku shpallet sportisti i vitit në Republikën e Tatarstanit, Rusi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po përjeton një moment të artë në karrierën e tij futbollistike. Futbollisti është shpallur “Sportisti i Vitit 2024” në Republikën e Tatarstanit në Rusi, një arritje që vjen si rezultat i performancës së tij të shkëlqyer me klubin Rubin Kazan.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi rus përmes një postimi në rrjetin social Instagram:
“Sulmuesi ynë, i cili u bë një nga golashënuesit më të mirë të elitës së futbollit rus dhe ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës, është shpallur sportisti i vitit 2024 në Republikën e Tatarstanit nga Business Online.”

Në këtë sezon, Daku ka arritur të shënojë 9 gola dhe ka dhënë 4 asistime në Superligën ruse, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për sukseset e skuadrës së tij.

Ky vlerësim është një dëshmi e kontributit të madh që ai ka dhënë për ekipin dhe një motiv shtesë për të vijuar me këtë formë të shkëlqyer në vazhdim të sezonit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...