11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Misioni ynë t’u kthejmë lirinë e grabitur”/ Rama: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi nga Konventa Kombëtare e kësaj force se qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë dhe premtoi shembjen e tij.

Ai kujtoi shprehjen e njohur se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë dhe se Referendumi është mjeti ynë magjik që ky popull të mos flejë më.

“Papa Francesku ka thënë liria nuk është e drejta për të bërë gjithçka që kemi dëshirë, po është mundësia për të bërë gjënë e duhur. PL është partia e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe patriotik të çdo shqiptari. Misioni ynë t’u kthejmë lirinë e grabitur. Misioni ynë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.

Ne do bëjmë çdo sakrificë dhe politikë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë. Vetëm për shkak të rilindjes, Shqipëria është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Vetëm për shkak të rilindjes qytetarë të pafajshëm vriten nga dora e policisë. Vetëm për shkak të Rilindjes sot jemi vendi më i varfër në Europë me pagat e pensionet më të ulëta, por kemi çmimet më të larta dhe taksat më të larta në rajon. Sot qytetarët presin nga Partia e Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku jetojnë dhe ne do ta shembim. Ky është borxhi më i madh që i kemi qytetarëve tanë. Mos të harrojmë kurrë që një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Referendumi është mjeti ynë magjik që ky popull nuk ka për të fjetur më. Sfida reale e opozitës, si ta mundim të keqen se qytetarët e dinë dhe po përjetojnë në shtëpinë e tyre çdo ditë e më tepër”, deklaroi Meta.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...