14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Misteri i vrasjes në Itali: Kushëriri i Bledar Dedjas hedh dritë mbi dyshimet dhe detajet e ngjarjes

Kushëriri i të riut shqiptar Bledar Dedjas, i cili u gjet i masakruar në një zonë pyjore në Itali, ka ndarë detaje të rëndësishme në lidhje me dyshimet për vrasjen e të 39-vjeçarit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë për një program televiziv, ai përjashtoi pistën e një krimi pasioni, duke theksuar se 39-vjeçari ishte një person i qetë. Në vend të kësaj, ai ngriti mundësinë e një grabitjeje si shkak të tragjedisë.

“S’ka asgjë të vërtetë nga ato që flitet. Asgjë të vërtetë. Ishte si qingj. Unë flisja përditë me të, se punonte me nipin tim. Ishte momentale ajo që i ka ndodhur, ose kanë tentuar ta grabisnin, ose ndonjë pisllik, ndonjë gjë. Se ky ka punuar jashtë, gati 20 vite. Ne jetojmë të gjithë bashkë andej dhe mblidheshim për kafe. E kemi marrë në tel dhe ku nuk e hapte telefonin, menduam mos e kishte zënë gjumi në makinë. Telefonin ia kanë marrë çunit, e kupton tani? Ai vendi është shumë i ftohtë. Mund ta kenë rrëmbyer bashkë me makinën, nuk ka qenë vetëm një njeri. Mund të kenë qenë 2-3 veta.

Ne e gjetëm trupin, pasi kemi kërkuar gjithë natën. Ai nuk rrinte as në lokale, edhe pse ai nuk rrinte atje. Gjithsesi kontrolluam. Pasi gjetëm trupin kemi njoftuar policinë. Në trup kishte çarje, gërvishtje, me thikë, por unë vetë nuk e kam parë. Po ashtu dua të theksoj se trupi nuk ka qenë i zhveshur, siç mund të pretendohet.

Për ne ngjarja ka qenë rastësi. Trupi ka qenë larg nga makina, rreth 100 metra. Makina s’ka asnjë shenjë.

Për sa i përket varrimit nuk e kemi vendosur nëse do të varroset në Itali apo në Shqipëri”, u shpreh djali i xhaxhait të Bledar Dedja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...

Kina: “Do të luajmë rol konstruktiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme”

0
Pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Kina ka njoftuar se do të angazhohet...

“Çfarë viktime bën ti i shkreti?” – Debati tensionuar mes Mateo dhe Rogerti

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e...

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...