18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Mitsotakis mesazh qeverisë shqiptare: Greqia nuk do lejojë të kalojë në heshtje çështja e Beler-it

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha nga Brukseli se ishte “i zhgënjyer dhe i indinjuar” nga qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, transmeton Protothema.

Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të samitit të premten në Bruksel, kryeministri grek i ka dërguar një mesazh Tiranës dhe qeverisë Rama. Ai thotë se Beleri po mbahet në burg me dispozita të dyshimta procedurale.


“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg – për ne – me dispozita të dyshimta procedurale”
, tha ai.

“Greqia nuk do ta lërë të kalojë kështu. Unë e respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia . Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian me konferencën e kolegëve të mi se çfarë saktësisht po ndodh sot me këtë rast”, përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...

“Nëse Hormuzi nuk hapet, s’ka armëpushim” – paralajmërimi i fortë i SHBA-së ndaj Iranit

0
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, paralajmëroi se Uashingtoni nuk do t’i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit nëse Irani nuk hap Ngushtica e Hormuzit. Duke folur për...

DJ Geek dhe Olsa Berani “arratisen” në Maldive, pushime luksoze dhe romantike

0
DJ Geek dhe partnerja e tij, Olsa Berani, kanë zgjedhur Maldivet si destinacionin e tyre për disa ditë pushimi larg rutinës së përditshme. Çifti po...

Gjermania shqyrton përfshirjen ushtarake në Hormuz, por Irani nuk pranon ndërhyrje

0
Qeveria gjermane po analizon në mënyrë diskrete skenarë për përfshirjen e mundshme të Bundeswehr në një operacion ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve në Ngushtica...