1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Mjeku kërkon dorëheqjen e drejtorit të QSUT: Je shërbëtor i kryeministrit

Mjeku Ilir Allkja njihet si një nga zërat më të fuqishëm publik duke denoncuar papërgjegjshmërinë e menaxhimit të pandemisë në vendin tonë.

Pikërisht për kritikat dhe problematikat që ngre sistematikisht në publik, ai është thirrur shumë herë në drejtorinë e përgjithshme të QSUT dhe është paralajmëruar për pushim nga puna. Duket se presioni që ai të mbyllë gojën dhe të mos dalë kundër propagandës lustruese të qeverisë dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore në vend, ka arritur kulmin kohët e fundit.

Mjeku Allkja me këtë rast i ka nisur një letër publike Enkeleid Jotit që është në krye të QSTU dhe që është katapultuar nga kryeministri Rama në këtë detyrë (pa asnjë lidhje me mjekësinë) nga Top Channel, nëpërmjet së cilës përveç të tjerave i kërkon edhe dorëheqjen.

Letra e plotë e mjekut Allkja

JEP DORËHEQJEN Z. DREJTOR, TI NUK KE MORAL TË DREJTOSH KLASËN MË TË EDUKUAR TË VENDIT!

Zoti Enkelejd Joti, unë që po ju drejtohem jam mjek në urgjencën para-spitalore të QSUT, ju më njihni pasi keni firmosur disa herë shkresa ndaj meje.

Që të them se puna ime është ndër më të rëndat, me më shumë rrezik dhe që provokon trauma fizike e shpirtërore në shëndetin tim, ti sdo të më kuptosh dot, sepse je thjesht një burokrat.

Ti e di që prej fillimit të vitit 2020 unë kontrolloj, trajtoj çdo ditë pacientë të prekur me COVID-19, dhe kryesisht raste të rënda por edhe hera herës edhe fatale.

Bashkë me kolegë të mi po punojmë në mes të pandemisë më të madhe të shekullit me mungesa, pasi jemi një vend i varfër e i abuzuar, por edhe me shumë shume stres dhe presion psikologjik nga frika e infektimit ose humbja e jetës.

Shumë kolegë të mi nuk janë më në jetë, pikërisht prej COVID-19!

Nuk është e tepërt të të them ty, m.gj.th se ti as e mendon që ne po rrezikojmë shëndetin dhe jetën e familjarëve tanë pikërisht prej detyrës .

Por unë prej 10 muajsh po përjetoj fort dhe terrorin e administratës tuaj partizane kundër personit tim, dhe këtë e kam të dokumentuar zoti drejtor.

Jam thirrur aty si në hetuesinë e kohës së monizmit duke më kërkuar llogari se pse flas për testimet, infektimet, mungesat, ndërkohë që unë jam mjek, dhe kontribuoj prej 28 vitesh në sistem duke punuar, e jo duke përfituar, siç përflitesh ti !

A e di ti zoti Joti se në qoftë se unë do isha rezident në shtet tjetër, Ballkan, Evropë, Azi etj ,dhe ti po ashtu drejtor në një spital andej, ju dhe administrata juaj jo vetëm s`do më shqetësonit dot !

Por edhe në qoftë se do të ndodhte do kishte të kishte çështje ligjore e morale ndaj teje dhe administratës së spitalit për konsekuenca, shqetësime e turbullime të panevojshme që ju krijuan një mjeku në punën e tij , në gjykimin e tij mjekësor .

Me siguri që spitali e drejtoria e tij do të dridheshin jo vetëm për humbjet, por menjëherë drejtori i tij do të ikte, dhe dëmi i PR të këtij spitali në komunitet mund ta çonte deri në mbyllje atë!

Por ti zoti drejtor jeton e mbretëron në Shqipërinë pa drejtësi, shërbëtor i një kryeministri që nuk ka nguruar të më linçojë publikisht mua, që dhe kolegët e mi të mbyllin gojën, dhe nuk ke asnjë kompleks faji për krimin ndaj një mjeku kritik ndaj sistemit.

Ti del akoma më zhveshur n.q.s unë të sfidoj publikisht duke të kërkuar CV tënde, arsyet pse drejtoni institucionin akademik të mjekësisë në Shqipëri, që mban edhe emrin e një gruaje të shenjtë, por që drejtohet nga anonimë të djallëzuar si ju!

Sot unë nuk po zgjatem me skandalet financiare për të cilat përflitesh.

Jep dorëheqjen zoti Enkelejd Joti!

Ti s’mund të nënshtrosh deri në skaj klasën e mjekëve të Shqipërisë !

Ilir ALLKJA, mjek.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT