27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Ulet numri i shtrimeve në 3 spitalet COVID, ja sa pacientë janë të hospitalizuar.

let numri i shtrimeve në spital të rasteve me koronavirus. Kështu, në një përllogaritje të një periudhe 1 javore, nga dita e shtunë e deri më sot (e shtunë) ka 67 shtrime më pak. Ky fakt u bë i ditur nga gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24 nga spitali Infektiv.

Sipas tij, ditën e sotme në COVID 1 deri më tani janë paraqitur 3 autoambulanca me pacientë, ndërsa në këtë spital janë të shtruar 85 pacientë nga 120 që ka kapacitet. Ndërkohë në COVID2 situata paraqitet edhe më e normalizuar, ndërsa ka 140 shtrime nga 250 në total. Skëndaj tha se në spitalin COVID 3 ka 110 pacientë të shtruar, në gjendje mesatare dhe të lehtë.

Po ashtu ai bëri të ditur se një peshë të madhe po mbajnë dhe spitalet rajonale, ku përllogaritet afërisht se po trajtohen 170-180 pacientë. Duke u ndalur tek testimet e Skëndaj tha se kemi rënie të tyre, ndërsa shtoi se po kryen 2141 teste në ditë. Ndërkaq, numri aktiv i personave me COVID-19 është rreth 23 mijë, me një rënie minus 180 raste. Gazetari Skëndaj tha po ashtu se në datën 6 dhjetor ka qenë piku i shtrimeve në spital, ku të hospitalizuar kanë qenë 490 pacientë me COVID-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...