17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Mjeku radiolog goditi infermierin me thikë brenda spitalit në Tiranë, president I peshëngritjes

Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku mjeku radiolog Dashamir Çajka ka goditur me thikë infermierin Mikel Osmani.

Sipas raportimeve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 11:20, pas një konflikti për motive të dobëta mes punonjësve të spitalit. Infermieri 32-vjeçar ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë publike.

Policia ka konfirmuar se mjeku radiolog ndodhet në arrati dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Grupi hetimor është duke dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Sipas mediave, Çajka është gjithashtu president i ekipit të peshëngritjes të Kamzës, çka ka shtuar shqetësimin e komunitetit rreth ngjarjes.

“Rreth orës 11:20, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit,” njoftoi policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...