25.3 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Emërime të reja në QSUT dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, prezantoi sot dy emërime të rëndësishme në shëndetësi: Anxhela Paparizo si drejtoreshë e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Arti Papajani si drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Paparizo merr drejtimin e QSUT pas dorëheqjes së ish-deputetit Florenc Spaho, i cili drejtoi institucionin për dy muaj. Ajo rikthehet në Shqipëri pas 17 vitesh në diasporë dhe sjell mbi 20 vite eksperiencë në administratë publike, si në Kanada, ashtu edhe në Shqipëri, në role menaxheriale dhe drejtuese.

Ndërkohë, Papajani pason Spartak Zekjan në drejtimin e FSDKSH-së. Ai ka përfunduar studimet në Financë-Kontabilitet, Matematikë të Aplikuar e Informatikë, si dhe Menaxhim Shëndetësor, duke sjellë një eksperiencë të gjatë në administratën publike.

Ministrja Sala u shpreh se këto emërime synojnë forcimin e menaxhimit dhe eficiencës në sistemin shëndetësor dhe një qasje më të mirë ndaj shërbimeve për qytetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...