12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Moderatori Arjon Muça flet për jetën personale dhe aludimet se është bërë baba

Moderatori i njohur, Arjon Muça, ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në studion e emisionit “Wake Up”. Gjatë bisedës, ai komentoi rolin e tij si opinionist në emisionin e dashurisë “Për’puthen” në Top Channel dhe u ngacmua paksa lidhur me jetën e tij private.

Një nga pyetjet e drejtuara ishte nëse kishte qenë kriter që opinionistët e “Për’puthen” të ishin të përputhur për vete. Muça, duke qeshur, u përgjigj: “Unë e kisha, Eralda që është autorja më tha ‘nëse nuk e ke si eksperiencë, nuk flet dot’. Lidhet me logjikën e priftit. Prifti flet për familjen nga mëngjesi në darkë, por grua nuk ka në shtëpi”.

Një tjetër pyetje që iu drejtua ishte në lidhje me aludimet se ai kishte bërë baba, me gazetarët që kërkonin sqarime mbi këto lajme që kishin qarkulluar. “Për lajme qarkullojnë shumë në fakt, për shumë nga ne. S’di gjë, nuk kam info për këtë,” tha Muça.

Aludimet se ai kishte bërë baba u nxitën nga një postim në Instagram nga motra e tij, Frensi Muça. Ajo ndau një foto ku shfaqej këmba e një vajze të vogël dhe shkroi: “Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muça. Halla të premton që do të jetë gjithmonë krah teje, shoqja e zemrës sime. Të duam pafund. 28.10.23”.

Kjo deklaratë ka rritur interesin e fansave dhe ndjekësve të Arjon Muçës, të cilët mezi presin më shumë detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...