21.9 C
Tiranë
Thursday, May 15, 2025
spot_img

Moderatorja Shqiptare drejt politikes/ “Koha ka ardhur për politikë”

Ori Nebiaj një emër jo pak I njohur për publikun shqiptar. Një gazetare dhe moderatore e zonja të cilën jemi mësuar shpesh ta shohim cdo mëngjes më energjike se kurrë në Wake Up, si dhe në moderimin e mjaft programeve të tjera televizive. Dhe mesa duket kjo nuk është e vetmja fushë ku do ta shohim tashmë Orin, pasi moderatorja ka vendosur ti bashkohet politikës.

Kët gje e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ku shprehet dhe mjaft entuziaste dhe besimplotë për këtë nismë të re. Mesaduket për Orin tashmë ka ardhur koha dhe është momenti I duhur për të takuar njerëzit dhe për tu bërë njësh me problemet e tyre.

Moderatorja ka bërë me dije se do të kandidoj si deputete në Tiranë dhe se do të jetë pjesë e partis demokratike. Ajo ka pranuar besimin e dhënë nga kryedemokrati Basha dhe se do të japi maksimumin e saj për të bërë ndryshimin në këtë vend.

“Koha për POLITIKE.
Kur thirrja e familjes politike për të dhënë kontribut vjen kaq e fortë veç vlerësimit, ndjen edhe përgjegjësinë për të reflektuar frymën e ndryshimit për të cilën të gjithë sot kanë nevojë. Kam pranuar besimin e dhënë nga Lulzim Basha për të qenë pjesë e ekipit të tij politik për Tiranën dhe do të jap maksimumin tim. Sepse unë vërtet besoj tek ndryshimi. Koha ka ardhur. Dua të takoj sa më shumë nga ju. Të rinj! Vajza! Gra! Nëna! Gjyshër! Profesionistë apo të papunë! Dua të flas me ju, ashtu siç kam folur gjithmonë, thjeshtë! Me ju do të jem gjithmonë Ori!
Vendimi për të kandiduar në Tiranë u bë më i veçantë me numrin rendor që unë do të kem në listën e kandidatëve. 1❤️ 18 🤍 Ndaj ftesa e parë dhe më e sinqerta është për të gjithë 18 vjeçarët që në këto zgjedhje votojnë për herë të parë. Zhgënjimi dhe mosbesimi që keni për politikën nuk duhet t’ju mbajë larg kutisë së votimit. Demokracia nuk do të jetë e plotë pa kontributin tuaj, nuk do të jetë përfshirëse pa ushtrimin e të drejtës tuaj për të votuar.
Për mua, do të ishte privilegj të përfaqësoja gjeneratën e re në jetën politike”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 13 Maj 2025

0
Ja parashikimi astrologjik për të martën, 13 maj 2025, për secilën shenjë të zodiakut, bazuar në burime të ndryshme: ⸻ ♈ Dashi (21 Mars – 19...

Parashikimi i motit, e Martë, 13 Maj 2025

0
Më 13 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë të...

Peshkopi: Babai i kandidatit të PS qarkullon i lirë pas të shtënave me armë...

0
Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, efektiv policie dhe njëherazi babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura, në një incident të rëndë...

Kaos në Vlorë nga “Giro d’Italia”, qytetarët bllokohen në trafik dhe s’mund të votojnë

0
Vlora është përfshirë sot nga një bllokim i rëndë trafiku, duke krijuar kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor dhe duke penguar seriozisht qytetarët që...

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të...