Mojtaba Khamenei, djali i liderit të ndjerë Ali Khamenei, është emëruar Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspertëve.
Vendimi pritet të shkaktojë reagime ndërkombëtare, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te qëndrimi i ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët ishte shprehur për mediat se lideri pasues iranian, për të vijuar pushtetin, duhet të marrë fillimisht miratimin e tij.
Kush është Mojtaba Khamenei
Mojtaba Khamenei ka lindur më 8 shtator 1969 në qytetin verilindor Mashhad dhe është fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Ali Khameneit.
Ai përfundoi arsimin e mesëm në Shkollën Fetare Shkolla Fetare Alavi në Teheran. Në moshën 17-vjeçare shërbeu për periudha të shkurtra në ushtri gjatë Lufta Iran-Irak, konflikt që ndikoi fort në marrëdhëniet e Iranit me SHBA-në dhe Perëndimin.
Në vitin 1999 ai u transferua në Qom, një nga qendrat më të rëndësishme të teologjisë shiite, për të vazhduar studimet fetare. Sipas raportimeve, deri në atë periudhë ai nuk mbante veshje tradicionale klerikale.
Profil i ulët publik
Ndryshe nga i ati, Mojtaba Khamenei ka mbajtur përgjithësisht një profil shumë të ulët publik. Ai nuk ka mbajtur poste qeveritare dhe rrallëherë është shfaqur në publik apo në media.
Për vite me radhë, vetëm një numër i kufizuar fotografish dhe videosh të tij janë publikuar, ndërsa roli i tij në politikën iraniane ka qenë kryesisht në prapaskenë.
Emërimi i tij në krye të Republikës Islamike pritet të ketë ndikim të madh në politikën e brendshme të Iranit dhe në marrëdhëniet me Perëndimin.






