29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ferma VIP 3” drejt nisjes më 20 mars, zbulohen emrat e parë të konkurrentëve dhe konfirmohet moderatorja

Teksa po afrohet starti i edicionit të tretë të Ferma VIP, i cili sipas raportimeve pritet të nisë më 20 mars, kanë filluar të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e spektaklit.

Në listën jozyrtare që po përflitet në media dhe rrjete sociale përmenden disa figura të njohura të artit dhe ekranit shqiptar. Mes tyre janë këngëtarja Jonida Maliqi, aktori Romir Zalla, poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti si dhe Akil Varfi. Po ashtu në këtë listë përmenden edhe Ledian Agallijaj dhe Indri Shiroka, të cilët sipas raportimeve mund të jenë pjesë e garës në fermë.

Së fundmi janë përmendur edhe dy emra të tjerë që sipas raportimeve konsiderohen tashmë të sigurt për pjesëmarrje: reperi Fero dhe ish-banorja e disa reality show-ve Ermiona Lekbello.

Ndërkohë, në prapaskenë po flitet edhe për rolet jashtë garës. Raportohet se këngëtarja Inida Gjata mund të jetë pjesë e programit në rolin e opinionistes, ndërsa balerini Ilir Shaqiri përflitet për rolin e “kryeplakut”.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe çështja e moderimit. Prej disa ditësh qarkullonin aludime se prezantimin e këtij edicioni mund ta merrte përsipër moderatorja e njohur Arbana Osmani. Dyshimet u shtuan pasi ajo publikoi në rrjetin social Instagram promon e spektaklit, duke konfirmuar kështu se do të jetë në drejtimin e sezonit të tretë të “Ferma VIP”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...