-1.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Momentet e ‘ferrit’ brenda komisariatit të Kamzës, prokuroria nis hetimet

detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku si pasojë e rënies së zjarrit në ambientet e komisariatit humbi jetën në spital i ndaluar Arben Mici, 26 vjeç.

Ndërkohë që i lënduar mbeti dhe i ndaluari Dilaver Idrizi, i cili pak ditë më parë ishte arrestuar në akuzën e vrasjes në tentativë ndaj bashkëshortes së tij.

Të dy të ndaluarit kishin dalë ditën e djeshme përpara Gjykatës, ku iu ishte komunikuar masa e arrestit me burg. Burime tha se një grup ekspertësh të zjarrëfisës si dhe një grup ekspertësh nga departamenti i krimeve janë duke hetuar shkaqet e zjarrit në komisariatin nr 5.

Pas shuarjes së zjarrit, grupi tashmë ka nisur procedurat dhe administrimin e provave të gjendura në vendngjarje. Gjithashtu edhe AMP( ish SHÇBA), pranë komisariatit nr 4 është përfshirë në hetime.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mbrëmjes së djeshme, ku nga hetimet paraparake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimishëm.

Sipas burimeve një nga të ndaluarit ka vënë zjarrin, ndërsa ngjarja po hetohet edhe nga SHÇBA, për veprimet e kryera nga punonjësit që kanë qenë në shërbim. Në komisariatin nr 5 ka mbërritur edhe drejtuesja e prokurorisë Elisabeta Imeraj.

Viktima Mici kishte dhunuar nënën, dhe ishte arrestuar 4 ditë më parë. Gjykata e la në burg për dhunë në familje, pasi 26-vjrçari kushte ushtruar dhunë ndaj nënës edhe here te tjera

Polici i lënduar si pasojë e flakeve në komisariatin nr 5 dhe i burgosuri Dilaver Idrizi aktualisht ndodhen në QSUT. Burime spitalore bejnë me dije se Idrizi ndodhet në pavionin e “Djegie plastikës” ku po merr ndihmën mjeksore. Sipas po të njëjtave burime ai është me djegie rreth 20%. Është duke marrë trajtim mjekësor

Në urgjencen e sëmundjeve të brëndshme po merr trajtim mjekësor punonjësi i policisë pasi ka probleme me frymarrjen. Mjekët e qsut i thanë Fax News se ai ka intosikacion nga tymi, por fatmirësisht është në gjendje stabël.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT