14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Monika Kryemadhi: ‘Denoncimi është shërbimi më i mirë për Ramën’

Monika Kryemadhi ka shkruar në Facebook, duke duket ia drejtuar bashkëshortit të saj, kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Kryemadhi reagoi në rrjetet sociale, vetëm pak pasi Ilri Meta mbylli afro dy orë konferencë, ku u përqendrua sërish tek akuzat dhe fyerjet ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, dhe tradhëtive brenda partisë së tij.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar. Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.” – shkruan Kryemadhi.

Ilir Meta tha se nuk do të jetë më kryetar i Partisë së Lirisë, por President i saj. Erisa Xhixhon e prezantoi si zëvendësen e tij të vetme, ndërsa Tedi Blushin Sekretar të Përgjithshëm, për të cilët tha se janë patriotë dhe jo xhimkaxhinj. Kryemadhin e ftoi t’i kandidonte përballë, por e përjashtoi mundësinë që të dy të jenë në strukturat drejtuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...