26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ministri i Jashtëm Hasani takon Thaçin në Hagë: “Besim në drejtësi dhe mbështetje për lirinë e Kosovës”

Takimi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasanit, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, shënoi një moment rëndësishëm në kontekstin e procesit gjyqësor dhe për Kosovën në përgjithësi.

Hasani përshkroi Thaçin si një person i vendosur dhe me besim të palëkundur në drejtësi, duke e karakterizuar si një burrë që e ka ekuilibruar veten përpara sfidave të procesit gjyqësor. Ai vlerësoi qëndrimin dhe vizionin e qartë të Thaçit për të ardhmen, duke theksuar se proceset gjyqësore janë një maratonë që kërkon përgatitje psikologjike.

Ministri Hasani u shpreh se qeveria dhe populli i Shqipërisë do të vazhdojnë të mbështesin Thaçin në këtë fazë të vështirë, duke e inkurajuar atë përpara sfidave që do të hasë në rrugën e drejtësisë. Ai gjithashtu i dha urimet më të mira nga udhëheqësit e lartë të Shqipërisë dhe siguroi se mbështetja ndaj Thaçit nuk do të mungojë.

Përtej kësaj, Hasani diskutoi edhe për zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe rajon, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme për paqe, stabilitet dhe zhvillim. Ai premtoi se diplomacia shqiptare do të vazhdojë të përkushtohet për zbatimin e standardeve të larta në procesin gjyqësor dhe respektimin e të drejtave të njeriut sipas konventave ndërkombëtare.

Përfundimisht, Ministri Hasani shprehu mbështetjen e tij të pakursyer për lirinë e Kosovës dhe admirimin për përpjekjet e Thaçit dhe të gjithë atyre që janë të angazhuar në këtë proces gjyqësor për të mbrojtur interesat e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...