12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Mos bëhen rrush e kumbulla lekët e bashkive për të kënduar këngë te tuneli”/ Meta: “Të reflektojë, kërkesat e pedagogëve janë shumë realiste”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat teksa nesër është protesta e pedagogëve.  Meta i ka bërë thirrje qeverisë të rrisë rrogat e pedagogëve pasi tha se kërkesat e tyre janë legjitime.

“Të reflektojë, kërkesat e pedagogëve janë shumë realiste, brenda dy viteve të rriten pagat e tyre 50%, jo në mënyrë ultimative.

Dhe si ish kryeministër është tërësisht e mundur nëse ka vullnet përgjegjësi e nëse vlerësohet se mbështetja për arsimin do e cojë përpara këtë shoqëri e do e bëjë më të sigurtë. Në vitin 2001, qeveria Meta rriti menjëherë 45-50% rrogat e pedagogëve.

Ku do i gjejnë? Lekët janë mjafton të bllokohet afera e incenerartorëve ku vidhën qindra miliona euro, mjafton mos të vidhet me kilometrat e rrugës së re, 6 herë më shtrenjtë se në Serbi e 8 herë më shtrenjtë se në vendet e BE. Mos bëhen rrush e kumbulla lekët e bashkive për të kënduar këngë te tuneli. Për të kënaqur delieret e njerëzve që kanë humbur përgjegjësitë. Faktori më i rëndë i kësaj krize është keqqeverisja”, u shpreh Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...