0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

‘Mos u çudisni kur të vetëshpallet mbret i Anglisë’, reagon Bardhi pasi Basha u vetëshpall kreu i grupit parlamentar

Gazment Bardhi foli jashtë sallës së Kuvendit pas përfundimit të seancës së sotme plenare.

Me fillimin e sesionit të ri parlamentar u zgjodhën edhe dy kryetarët e rinj të grupeve parlamentare. Kreu i grupit socialist do të jetë Bledi Çuçi, ndërsa ai i demokratëve Lulzim Basha.

Njëherazi edhe kryetar partie, Basha do të mbajë edhe postin e kreut të grupit, duke zëvëndësuar Gazment Bardhin. Por për këtë të fundit ky është një vendim nul pasi një kryetar grupi parlamentar që të zgjidhet duhet të ketë miratimin e 19 deputetëve të atij grupi. Bardhi u shpreh se nëse zoti Basha merr 18 vota për t’u zgjedhur kryetar grupi, e 19-ta do të jetë e tij për shkak të bashkëpunimit të mëparshëm mes tyre.

Gazment Bardhi: “Pasi u vetëshpall kryetar partie u shpall kreytar grupi mos u çudisni do vetëshpallet mbret i Aglisë shumë shpejt. Nuk është çudi që të arrijmë këtë pikë. I kërkoj ndjesë qyetatëve që në vend të merremi me hallet e tyre, kryetari i grupit parlamentar të PD ashtu si PS zgjidhet nga anëtarë të grupit në parlament. Nuk zgjidhet as nga kryeministri, as nga një grup tjetër parlamentar.

Unë nuk flas asnjëherë pa informacione. Kryetari i grupit parlamentar e zgjedhin deputet të Kuvendit, as Edi Rama as deputetë të tjerë. Kryetarja referon vetëm komunikimet me grupet parlementare, është një lojë e kryetares së Kuvendit dhe e Edi Ramës. Deri në ditën kur do të kem besimin e shumicës së deputetëve nuk tërhiqem. I përsëris apelin zotit Basha, për t’u bërë kryetar i grupit i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, e 19-ta do të jetë e imja. Ja kam borxh për shkak të bashkëpunimit”, u shpreh Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT