12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Mosmirënjohja juaj e shkatërroi”,Konflikte familjare pas vdekjes së këngëtarit të njohur turk

Këngëtari i njohur i muzikës turke, Turgut Karatas, ndërroi jetë në dhjetor në moshën 61-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri. Por vdekja e tij ka nxitur konflikte mes fëmijëve të tij, duke bërë jehonë në media.

Para se të ndërronte jetë, Karatas kishte deklaruar publikisht se nuk kishte marrëdhënie të mira me katër nga fëmijët e tij, ndërsa shprehej vetëm përkrahëse ndaj vajzës së tij, Eylem Boran. Ai i akuzonte ata se kishin përfituar financiarisht prej tij për 27 vite pa bërë asgjë për veten.

Pas ndarjes së tij nga jeta, konflikti mes motrave shpërtheu rreth mbishkrimit në gurin e varrit të këngëtarit. Eylem Boran kishte shkruar: “Babai im i dashur”, por motra e saj, Ozlem Sulu, e ndryshoi në: “Babai ynë i dashur”, duke theksuar se Karatas kishte pesë fëmijë.

“Babai nuk është vetëm i yti, ai ka pesë fëmijë. Përderisa ju shkruani ‘Babai im’, unë do të shkruaj ‘Babai ynë’. Le të prehet në paqe në varrin e tij,” deklaroi Sulu.

Nga ana tjetër, Eylem Boran fajësoi motrat e saj, duke i akuzuar se kishin qenë mosmirënjohëse dhe të pandjeshme ndaj babait të tyre gjatë jetës së tij.

“Ju jeni tallur kur babai ishte gjallë dhe nuk ju lejoj ta bëni këtë pas vdekjes së tij. Kanceri nuk ia mori jetën, por mosmirënjohja juaj e shkatërroi. Ata që nuk erdhën në varrim para 15 ditësh nuk kanë të drejtë të ndryshojnë gurin e varrit,” deklaroi Boran.

Ky konflikt familjar pas humbjes së këngëtarit ka tronditur publikun dhe ka sjellë një valë reagimesh në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah dinamikat e tensionuara brenda familjes së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...