13.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Moti i keq përfshin vëndin/ Dalin lumenjtë nga shtrati, ja si esht situata në disa qarqe

Si pasojë e motit të keq në disa qarqe është problematike për shkak të stuhisë dhe reshjeve të dendura të shiut.

Kjo është situata e në disa qarqe të Shqipërisë:

Fier
Moti i keq dhe ererat e forta me shpejtesi deri ne 80-100km/h nje nate me pare dhe duke vijuar edhe ne mengjesin e sotem kane shkaktuar probleme ne Fier ne rrjetin elektrik.

Sipas drejtorise se OSHEE jane demtuar disa linja te OSHEE, mbi keto linja te energjise elektrike, kryesisht zonat e Zhupanit ne Fier , ne Libofsh , ne Patos ne Roskovec e Mallakaster.Nga OSHEE po punohet per rikthimin e energjise per kosumatoret.

Mungese e energjise shprehen nga oshe ka ardhur per shkak te rrjetit te amortizuar prej vitesh ne zonat rurale. Nderkohe reshjet e shiut nuk kane krijuar probleme apo permbytje. Lumi Gjanica ka rritur prurjet por nuk ka rrezik per permbytje nderkohe qe situata e prurjeve nuk paraqet rrezik permbytje ne lumenjte Seman dhe Vjose.

Vlorë:
Moti i përkeqësuar edhe në qarkun e Vlorës. Shushica shkakton dëme në zonë. Del dhe merr para tokë bujqësore. Si pasojë bie ura e fshatit Mesaplik duke izoluar rreth 100 familje. Shushica ka dalë në disa segmente. Në fshatin Xhyherinë ka përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.
Në Vjosë shtohen prurjet e ujit. Emergjencat civile në terren. Sa i takon bashkisë Selenicë, kryetari i Bashkisë konfirmon se nuk ka ndërhyrje në zonë, por situata i është referuar emergjencave civile.

Berat
Ne Qarkun Berat deri ne Oren 07 e 30 nuk raportohen probleme. Lumi Osum ne Uren e Corovodes dhe Uren e Varur Berat e ka kaluar pragun e ulet dhe te mesem me tendence rritje 5 cm ne cdo 15′. Jane njoftuar bashkite per rritjen e shkalles se monitorimit. Bashkelidhur te dhenat e stacioneve tona.

Korçë:
Bllokohet rruga nacionale Permet-Çarçove-Korçe. Rreshjet e shumta kane tejfryre lumin Vjose nderkohe qe rruga eshte bllokuar per shkak te inerteve te rena.

Eshte bllokuar segmenti rrugor në vendin e quajtur Rredhi Badlonjës të rrugës nacionale Përmet – Tri Urat. Shkaku bllokimit, rrëshqitje dheu nga rreshjet. Patrulla e qarkullimit të policisë ka siguruar vendin e bllokuar duke vendosur sinjalistikën përkatëse. Është lajmëruar firma kontraktore për zhbllokimin e saj

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por sot kërkohet më shumë maturi. Mos u nxit në vendime emocionale. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te gjërat...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
Më 25 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet sërish pranveror, por me një rritje të lehtë të vranësirave krahasuar me ditët paraardhëse. Gjatë ditës priten...

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

0
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja...

“E keni frikë Selinën”/ Arbër Hajdari përplaset me Rogerti në ‘Big Brother VIP Albania’

0
Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me...