14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Moti i keq pritet të godasë Italinë, temperaturat do të ulen ndjeshëm

Nga kjo e premte, Italia pritet të përfshihet nga një periudhë moti të keq, me ulje të ndjeshme të temperaturave. Andrea Garbinato nga uebsajti iLMeteo.it paralajmëron se pas valës së anormale të nxehtësisë gjatë festave të Krishtlindjeve, një periudhë ftohtësie pritet të nisë nga veriperëndimi dhe të përhapet gradualisht në të gjithë vendin deri në fundjavë.

Gjatë ditës, priten reshje të dendura shiu në disa rajone si Sardenja, Toskana dhe Piemonte. Pasditja do të sjellë reshje intensive në pjesën perëndimore të gadishullit Apenin, ndërkohë që në lartësitë mbi 800 metra pritet reshje bore. Situata pritet të përkeqësohet gjatë orëve të mbrëmjes së së premtes, me ciklonin Befana që do shoqërohet nga erërat e forta dhe stuhitë.

Zona që pritet të goditet më së shumti është jugu i Sardenjës, ndërkohë që në Alpe pritet të ketë më shumë se gjysmë metri dëborë. Pas Italisë, cikloni pritet të shkojë drejt detit Adriatik dhe pastaj të prekë Ballkanin. Ulja e temperaturave dhe i ftohti polar pritet të vazhdojë për tri ditë.

Ndërkaq, shirat e dendura kanë shkaktuar përmbytje në zonat veriore të Francës dhe Gjermanisë gjatë kësaj jave. Në vendet nordike, temperaturat në Suedi kanë arritur në minus 43.6 gradë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...

Tragjedi në Korçë: Ndërron jetë foshnja 2-muajshe pasi u transportua në QSUT

0
Një foshnjë 2-muajshe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Tiranës (QSUT), pas një transporti urgjent për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes...

Hetim mbi vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos, ja dyshimet e para

0
Një hetim i gjerë është duke u zhvilluar pas vdekjes së dy të burgosurve në Qendrën Korrektuese të Korydallos, ndërsa autoritetet po përpiqen të...