10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Motra e Egli Progës në gjendje të rënduar psikologjike në pritje të dënimit të autorit nëGjykatën e Korçës

Në një gjendje të rënduar psikologjike, motra e Egli Progës ka pritur në derën e Gjykatës së Korçës mbërritjen e Kristi Meçes, i dyshuar si dhunuesi i Egli Progës, si dhe të tre personave të tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi. Vrasja e Egli Progës ka ngjallur shqetësim dhe ka pasur një sërë paqartësish mbi dinamikën e ngjarjes dhe natyrën e vdekjes së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit. Në orët që pasuan ngjarjen, u raportuan disa paqartësi mbi rrethanat e vdekjes, me spekulime se mund të kishte qenë një aksident si pasojë e konsumimit të alkoolit nga ana e viktimës. Në momentet e para, mediat raportuan se 42-vjeçari ishte gjetur në rrugë në gjendje të dehur dhe kishte ndërruar jetë si pasojë e një rënieje.

Megjithatë, konstatimet e para të mjekëve që tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit ngritën dyshime se i ndjeri mund të kishte qenë dhunuar. Verifikimet e mëpasshme të policisë, përfshirë pyetjen e dëshmitarëve dhe analizën e pamjeve nga kamerat e sigurisë, treguan se Egli Proga ishte dhunuar nga Denis Meçe dhe tre persona të tjerë, të cilët janë arrestuar nga policia e Pogradecit. Ngjarja kishte ndodhur jashtë ambienteve të një lokali.

Njoftimi i parë zyrtar nga policia u dha të nesërmen e ngjarjes, ku u njoftua arrestimi i personave të dyshuar për vrasjen e viktimës pas një konflikti për motive të dobëta.

Në mes të dyshimeve nëse policia e Pogradecit ka tentuar të devijojë dinamikën dhe autorësinë e ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar nisjen e një inspektimi në drejtorinë e policisë së Korçës. Ky inspektim do të shqyrtojë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë nga momenti i marrjes së njoftimit për ngjarjen, dhe do të synojë të nxjerrë përgjegjësitë dhe personat përgjegjës, nëse ata rezultojnë të tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...